Prishtinë, dëmtohen pritoret e reja të autobusëve

Vendosja e pritoreve të reja të autobusëve urbanë që filloi para pak javësh në Prishtinë u mirëprit nga shumë qytetarë.

Megjithatë pa kaluar shumë kohë nga vendosja e tyre, veçse ka filluar dëmtimi.

Vendosja e tyre  është pjesë e planit të mobilitetit në komunën e Prishtinës dhe ende nuk ka përfunduar në tërësi.

Fotoja më poshtë tregon pritoren e sapo vendosur tek qendra tregtare ‘Albi Mall’ në Veternik që është dëmtuar duke iu hequr një pjesë e ulëses.

Kurse në disa pjesë të qytetit si në Lagjen ‘Dardania’ pritoret e vjetra ka disa ditë që janë hequr duke bërë që qytetarët të presin në këmbë për autobusë.

Vlen të theksohet se në disa prej tyre ende nuk janë vendosur të gjitha paisjet, si ekrani për informim, dhe paisja për internet.

Këto pritore kanë të gjitha nga një emër të veçantë që do jetë edhe si pjesë identifikuese e tyre dhe zonës në të cilën gjenden.

Madje disa prej tyre edhe kanë pësuar ndryshim në emër siç është pritoreja e re “Katedralja” që dikur njihej si “Tre sheshirat”.

Kallxo.com është munduar të kontakojë me Komunën lidhur me dëmtimin që po bëhet në disa pritore por të njëjtit nuk janë përgjigjur deri në momentin e publikimit.

Prishtinë, fillon vendosja e pritoreve të reja për autobusë