Prishtinë, cilësia e ajrit jo e shëndetshme

Cilësia e ajrit në Prishtinë ka parametra jo të shëndetshëm momentalisht

Sipas të dhënave nga matësit e Ambasadës Amerikane të vendosur në Prishtinë, niveli i ndotjes ka arritur parametra të 163 AQI të PM 2.5

Secili person mund të përjetojë efekte shëndetësore kur AQI është mes 151-200.

Grupet e ndjeshme mund të përjetojnë efekte me serioze në shëndet.

Ambasada Amerikane ka vendosur katër stacione për matjen e ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Këto stacione janë të vendosura në Ambasadën Amerikane, në rrugën Nazmi Mustafa, në rrugën Pajazit Ahmeti dhe në rrugën Gazmend Zajmi.

 

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.