ARKIV - Ilustrim: Nga një protestë kundër dhunës ndaj grave FOTO ARKIV: KALLXO.com

Prishtinë, burri sulmon fizikisht gruan

Në Prishtinë, një i dyshuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën gruan e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari më urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vetëm në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Policisë janë raportuar 1 mijë e 3 raste të dhunës në familje.