Prishtinë, burri rrahë gruan dhe dy vajzat

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje në kryeqytet, rreth orës 16:20.

Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje i kishte sulmuar fizikisht viktimat bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, njëra e mitur.

“Si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, kurse i dyshuari  me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.