Foto: Ilustrim

Prishtinë, burri rrah gruan dhe vajzën

Një burrë është arrestuar nga policia mbrëmjen e kaluar në Prishtinë.

Sipas raportit ditor të policisë, i njëjti po dyshohet se ka rrahur gruan dhe vajzën e tij.

Edhe gruaja edhe vajza sipas policisë kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në stacion policor.

Pas intervistimit është njoftuar edhe prokurori i rastit, me vendim të këtij të fundit burri është dërguar në mbajtje.