Ilustrim: Një viktimë e dhunës, Foto: Pixaby

Prishtinë, burri rrah gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Rasti, sipas forcave të rendit ka ndodhur te premten më 09.08.2024.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftim.