Foto: Ilustrim

Prishtinë, burri kërcënohet nga ish-gruaja

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Prishtinë të premten rreth mesnatës.

Sipas Policisë, një qytetar është ankuar se është kërcënuar përmes SMS-ve nga ish-gruaja e tij.

Çifti, sipas njoftimit, është në proces të divorcit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.