Prishtinë, burri arrestohet pasi rrahu gruan e tij

Policia në rajonin e Prishtinës ka raportuar për një rast të dhunës në familje i cili ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar nën dyshimet se i njëjti ka rrahur gruan e tij.

Viktima e këtij rasti sipas policisë ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervisitmit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.