Prishtinë, bie nga lartësia, vdes një person

Një person rreth 50-vjeçar ka vdekur sot në Prishtinë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka shtuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, 

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 50-vjeç, është pa shenja jete”, tha Borovci për KALLXO.com.

Sipas tij, Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.