QKUK Emergjenca

Prishtinë, bie nga kati i katërt duke punuar

Një person ka rënë nga kati i katërt nga një objekt në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit i cili ka ndodhur dje.

I njëjti për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe rasti është duke u hetuar.