Prishtinë, babai raporton zhdukjen e dy vajzave të mitura

Një qytetar i fshatit Lebanë të Prishtinës ka raportuar në Polici për zhdukjen e dy vajzave të tij të mitura.

Sipas Policisë, qytetari ka thënë se dy vajzat e tij të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë lajmëruar se ku gjinden.

Rasti, i cili po trajtohet si persona të zhdukur, është raportuar dje rreth orës 14:00 dhe vazhdon të hetohet.