Foto: Ilustrim

Prishtinë, babai raporton në Polici rrahjen mes dy djemve të tij

Një qytetar ka raportuar në Polici se dy djemtë e tij janë rrahur ndërmjet vete për shkak të mosmarrëveshjes për një kontest pronësor.

Si pasojë e rrahjes, dy vëllezërit kanë pësuar lëndime trupore.

Rasti është raportuar dje pak minuta pas mesnatës.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar.