Prishtinë, babai e gjen në lista emrin e djalit të vrarë gjatë luftës

Muharrem Murtezi, ka parë emrin e djalit të tij Ahmet Murtezi i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, në listat zgjedhore të KQZ-së.

Rasti ka ndodhur në qendrën e votimit 06r, në shkollën “Emin DUraku” në Prishtinë, derisa Murtezi kishte dalë për të votuar.

Ahmet Murtezi që është vra gjatë luftës ende ndodhet në listën e votuesve.

“Mu nuk më kanë tregu hiq, veç kur e vërejta emri i djalit këtu”, tha Muharrem Murtezi, me lot në sy.

I njëjti ka kërkuar që të largohet djali i tij nga lista e votuesve.

Kryesuesi i qendrës së votimit 06r në shkollën “Emin Duraku” tha se e kanë evidentuar këtë.