Ilustrim

Prishtinë, babai dyshon se vajza e tij keqpërdoret seksualisht

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij dyshon se është duke u keqpërdorur seksualisht.

Në raportin e forcave të rendit thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në kryeqytet.

Tutje në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij me të meta psikike dyshon se është duke u keqpërdorur seksualisht. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.