Prishtinë, automjeti godet këmbësorin

Një këmbësor ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, rreth orës 21:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e saj.