Prishtinë, asamblistja Fiknete Bejta rikthehet në LDK

Ish-asamblistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Fiknete Bejta, është rikthyer te partia e vjetër e saj, te Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK).

Kjo është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, gjatë seancës së sotme të Kuvendit Komunal.

Bejta në një përgjigje për KALLXO.com konfirmoi se më 18 janar është bashkuar zyrtarisht me LDK-në.

Fiknete Bejta më 10 shkurt 2020 ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ajo iu bashkua AAK-së së Ramush Haradinajt në nëntor të vitit 2018, pasi u largua nga LDK-ja.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Bejta garoi me listën e AKR-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si fituese e zgjedhjeve lokale në Prishtinë ka formuar koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kjo është mbledhja e parë e kuvendit komunal të Prishtinës.

Asamblistja e LDK-së në Prishtinë kalon në AAK