Prishtinë, arrrestohet pasi policia ia gjen armën gjatë kontrollit

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në rrugën “Luan Haradinaj” për armëmbajtje pa leje.

Policia thotë se pas kontrollit, në trupin e tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtër dhe një karikator me dy fishekë.

Tutje në njoftim thuhet se pas intervistimit  me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.