Prishtinë, arretsohen shtatë të dyshuar për lëndim të rëndë trupor ndaj katër personave

Tre  burra dhe një grua janë sulmuar fizikisht në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, mbrëmjen e së enjtes, më 05.09.2024. 

Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Lidhur me rastin, Polciia njofton se janë arrestuar shtatë persona, ndërkaq personat e lënduar  janë dërguar për tretman mjekësor. 

Ndërkaq, shtatë të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë.