Ilustrim - Policia në aksion

Prishtinë - Arrestohet shtetasi i Shqipërisë nën dyshimin se ka dhunuar një grua

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë shtetas të Shqipërisë nën dyshimin se një muaj më parë ka dhunuar seksualisht një grua kosovare.

Tutje policia sqaron se arrestimi ka ndodhur të dielën rreth orës 16:45 në kryeqytet.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.