Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet pronari i një barnatoreje

Në Prishtinë është arrestuar pronari i një barnatoreje.

Në përgjigjen e Prokurorisë thuhet se pronari i kësaj barnatoreje me urdhër të prokurororit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ai po dyshohet për veprat penale – kontrabandimi i mallrave dhe – shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.

Po ashtu në përgjigje ceket se prokurori i shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën e Prishtinës.