Prishtinë, arrestohet personi që kanosi një gazetare në janar të këtij viti
17.3.2022 - 12:02
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, e ka arrestuar një person i cili dyshohet se më 7 janar të këtij viti kishte kanosur një gazetare.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari, pasi që ka kanosur viktimën, gazetare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në njoftimin e Policisë.