Prishtinë, arrestohet për shitje të votës

Një person në Prishtinë është arrestuar nga policia për marrje ryshfeti në lidhje me votimin.

I dyshuari për këtë rast sipas policisë,  para dy ditëve, në një web faqe ka postuar shitjen e votës së tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari për shitje të votës është liruar në procedurë të rregullt.