Ilustrim

Prishtinë – Arrestohet për fajde, i kërkonte viktimës 9 mijë euro më shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që dyshohet për fajde.

Personi i dyshuar kishte kërkuar nga viktima që për 30 mijë euro të marra, t’i kthente 39 mijë euro.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, sot më datë 10.06.2020, sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast i dyshuari (J. S.) është shoqëruar në Polici, dhe është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është pas intervistimit nga prokurori i lëndës është ndaluar për 48 orë.