Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet për dhunë ndaj gruas dhe të bijës

Policia e Kosovës e ka arrestuar një burrë për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të premten rreth orës 19:30.

Sipas Policisë, burri ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, bashkëshortes dhe të bijës.

Nuk raportohet për të lënduar.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.