Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet për dhunë fizike ndaj gruas me të cilën është në proces shkurorëzimi

Në Prishtinë është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes me të cilën është në proces shkurorëzimi.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari raportohet se në vazhdimësi është duke e shqetësuar viktimën me mesazhe ofenduese dhe nënçmuese.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.