Mallra në një supermarket - Foto: REL

Prishtinë - Arrestohet pasi vodhi 25 euro ushqime në një market

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Prishtinë, pasi kishte kryer një vjedhje në një market. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte vjedhë disa artikuj ushqimor në vlerë rreth 25 euro.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00.