Ilustrim

Prishtinë, arrestohet pasi sulmon policët për tiketë

Një qytetar është arrestuar dy net më parë nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personi në fjalë nuk kishte respektuar urdhrin e policisë për të pranuar tiketë kundërvajtje ka tentuar t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari ështe dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur më 29.12.2020 rreth orës 22:25.