Ilustrim

Prishtinë, arrestohet pasi mori armën nga shtëpia dhe nuk tregoi ku e ka fshehur

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se e kishte marr një armë zjarri nga shtëpia e tij dhe e kishte fshehur atë në një lokacion të cilin nuk ka pranuar të tregojë.

Ky rast, sipas Policisë, ka ndodhur në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 18:15.

PK-ja ka theksuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, nuk është gjetur arma e kërkuar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.