Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet pasi kanosi dy policë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje të dy zyrtarëve policor dje në ‘Veternik’ në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari pas shqiptimit të një gjobe për një kundërvajtje në trafik ka kanosur dy zyrtar policor.

I dyshuari pas intervistimit me rekomandim të prokurorit të shtetit është liruar.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe IPK-ja dhe prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e Policisë.