
Prishtinë, arrestohet një person për trafikim me qenie njerëzore
25.2.2023 - 11:40
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka përfunduar prapa grilave pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”.
Sipas forcave të rendit, i dyshuari ka keqpërdorur një të mitur.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:00 në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqpërdorë viktimën mashkull kosovar, të moshës së mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” – njofton policia.