Prishtinë, arrestohet një person për sulm ndaj një polici

Një person është arrestuar nga Policia në Prishtinë, pasi që dyshohet për sulm ndaj një polici.

Sipas njoftimit, dje gjatë orës 12:00 derisa policia kanë shoqëruar të dyshuarin, pasi që i njejti nuk kishte përfillur urdhërat e zyrtarëve policorë.

Gjatë ballafaqimit, i dyshuari ka rezistuar për tu futur në makinë dhe ka sulmuar njërin nga policët, i cili ka pësuar lëndime të lehta.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.