Ilustrim Foto: KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet një person për kanosje dhe fajde

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Prishtinë, nën dyshimin për kanosje dhe fajde.

Sipas njoftimit, Policia dje me 7 dhjetor rreth orës 18:00 ka marrë një raportim për një rast të kanosjes në Prishtinë.

Pasi që ka trajtuar informatën, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin me inicialet A.O., 22 vjeçar.

Gjithashtu, policia të dyshuarit i ka sekuestruar një armë zjarri TT, një karikator, një thikë, si dhe shtatë fishekë.

“Hetuesit policor në koordinim me institucionet, përkatëse kanë kryer edhe procedurat rreth tri urdhëresave të gjykatës, që i dyshuari i ka për vepra të tjera” – thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.