Malli i kontrabanduar, Foto: Policia e Kosovës

Prishtinë, arrestohet një person nën dyshimin se kontrabandoi “shisha”

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kontrabanduar 300 pako me pula të ngrira, përafërsisht mbi 3,000 kg dhe 20 shishe/nargjile.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi.

“Patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit Zhegër (Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Lindje), sot më 12.11.2021, rreth orës 11:50, gjatë patrullimit në realizim të planit operativ, ka ndaluar një automjet (furgon) nën dyshimin e kontrabandës së mallrave”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në konsultim me prokurorin përkatëse, rasti është iniciuar “kontrabandë me mallra”. Malli i konfiskuar së bashku me automjetin bartës (furgonin) i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtutjeshme doganore. Rastin është duke u hetuar nga ana e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje.

Malli i kontrabanduar, Foto: Policia e Kosovës
Malli i kontrabanduar, Foto: Policia e Kosovës