Ilustrim

Prishtinë, arrestohet një person i mitur për armëmbajtje pa leje

Një person i mitur është arrestuar gjatë ditës së djeshme më 11.12.2024 në Prishtinë për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një thikë.

Sipas Policisë, i dyshuari po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri, një karikatorë dhe 12 fishekë të cilat i mbante në banesën e tij.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.