Prishtinë, arrestohet një person afër një shkolle, Policia i gjen drogë e armë

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Prishtinë afër shkollës ‘Gjergj Fishta’ i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike.

Organet e rendit gjatë kontrollit kanë gjetur një sasi të vogël të marihuanës, 2 mijë e 320 euro dhe një thikë.

Por në bastisjen e kryer në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur dy armë zjarri, AK-47 dhe ‘Bereta’, 3 karikatorë, rreth 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sprej, 48 qese të vogla të dyshuara për marihuanë me peshë 39 gramë dhe një peshore digjitale.

I dyshuari me aktvendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.