Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet një 53-vjeçar, dyshohet për disa vjedhje të rënda

Sot nga njësitë policore të stacionit të Fushë-Kosovës në lagjen “Emshir” në Prishtinë është arrestuar një 53-vjeçar i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur gjatë muajit mars 2023 në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

“Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: E.K, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës” – është bërë e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve të rënda.