Ilustrim: Patentë shoferë të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet nën dyshimet për falsifikim të patentë shoferit

Policia e Kosovës dje gjatë kontrollimit të dokumentacionit të veturës të një personi kanë identifikuar se i njëjti ka të falsifikuar patentë shoferin.

I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe patentë shoferi është konfiskuar si provë materiale.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë.

Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt, rasti është në procedurë hetimore, thuhet në njoftim.