Prishtinë, arrestohet i mituri, ekspozoi një thikë

Një person i moshës së mitur është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “UÇK” në Prishtinë pasi që, sipas Policisë, kishte ekspozuar një thikë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje.