Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë dhe grabitje të armatosur

Një person i dyshuar për vrasje në tentativë dhe grabitje e armatosur është arrestuar sot në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

I dyshuari është A.K, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat në fjalë.

Personi i dyshuar pas intervisimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.