Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet i dyshuari për përfshirje në vjedhjen e stolive në vlerë rreth 70 mijë euro

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_____________________________________________________________________________

Stoli ari dhe bizhuteri në vlerë rreth 70 mijë euro janë vjedhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë më 20 janar.

Një 35-vjeçar me inicialet K.S. është arrestuar të enjten pasi që dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë rast.

“Puna e hetuesve policorë është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arritur që të arrestojnë personin e dyshuar, si dhe të sekuestrojnë një veturë që dyshohet të jetë përdorur në rast” – ka njoftuar Policia të enjten në mbrëmje.

Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, sipas Policisë, është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarit.