Ilustrim

Prishtinë, arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një të mitur në Prishtinë.

Ngjarja dyshohet se kishte ndodhur në gusht të vitit 2021, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.