Prishtinë, arrestohet djali pasi e sulmon fizikisht nënën e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Sipas këtij njoftimi dy prej rasteve kanë ndodhur në Prishtinë ku është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” është bërë e ditur në njoftim.

Ndërkaq, në rastin e dytë një grua është arrestuar të mërkurën rreth orës 10:30 pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër.

Me vendim të prokurori, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast ka ndodhur në Podujevë ku dy bashkëshortë janë shoqëruar në stacionin policor pasi që kanë pasur probleme mes vete.

PK-ja ka njoftuar se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Lipjan është arrestuar një burrë që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër burrë është arrestuar në Obiliq pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.