Prishtinë, arrestohet burri nën dyshimin se sulmoi një grua

Një burrë nga Prishtina është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas Policisë së Kosovës, sulmi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Në raportin 24 orësh të Policisë është treguar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur 5 minuta pas mesnatës së djeshme.

Ndërsa për të dyshuarin është thënë se pas intervistimit është dërguar në mbajtje.