Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, arrestohen tre persona të dyshuar për dy raste të vjedhjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot me 07.12.2024 në Prishtinë ka arrestuar tre persona, të dyshuar për vjedhje në dy raste që kanë ndodhur në lagjen “Mati” të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të Policisë, në dy vetura të ndryshme janë vjedhur katër laptopë, dy telefona dhe të tjera.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i zyryarëve policor ai që ka mundësuar që vetëm disa minuta pas raportimit të rasteve, të identifikohen dhe arrestohen tre personat e dyshuar: D. M, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E.B,, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A.B,mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 07.12.2024.

Tutje, Policia ka bastisur një vendbanim ku janë gjetur dhe sekuestruar tre laptopë dhe gjësende të tjera që mund të ndërlidhen me rastet.

“Personat e arrestuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rastet të procedohen më tej” – kanë njoftuar Policia.