Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Arrestohen pasi u kapën me kokainë

Dy persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin se të njëjtit janë posedues të drogës.

Sipas rapotit policor, në një pikë kontrolli, policia ka ndaluar një veturë të njërit nga të dyshuarit dhe ka konfiskuar një sasi të narkotikëve të llojit kokainë me peshë 21.2 gram dhe dy telefona.

Në shtëpinë e të dyshuarit tjetër në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës, janë gjetur dhe sekuestruar katër qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 106.5 gram, një revole me një karikator me katër fishekë dhe dy peshore digjitale.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.