
Provat materiale të gjetura nga hetuesit në Prishtinë, 07.02.2025, Foto: Policia e Kosovës
Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar për shitblerje të drogës dhe falsifikim të parave
Policia ka arrestuar dy persona në Prishtinë që dyshohet se janë përfshirë në veprat penale – shitblerje e drogës dhe – falsifikim i parasë.
Sipas njoftimit të Policisë, te banesa e njërit të dyshuar në kryeqytet kanë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale – sasi të subsancave që dyshohet të jenë narkotike, dhe para që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Rasti është trajtuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, të cilët kanë gjetur këto prova te banesa e të dyshuarit:
– 4 qese të mbushura me kërpudha narkotike me peshë 106.7 gr.,
– 186 copa ekstazi,
– 5 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë narkotike-MDMA me peshë 17 gr.,
– 4 qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-kokainë me peshë 22.1 gr.,
– 4 qese dhe një kavanoz, dyshohet të jetë substancë narkotike-ketamin me peshë 109.2 gr.,
– 1 qese, dyshohet të jetë substancë narkotike-marihuanë me peshë 0.7 gr.,
– 440 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara,
– 2 peshore elektronike,
– 700-800 qese të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikeve në sasi të vogël.
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar: R.R., (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe A.S.,(viti i lindjes 2001, mashkull kosovar)… Pas intervistimit me aktvendim nga prokurori, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 07.02.2025.