Foto: Ilustrim

Prishtinë: Arrestohen dy shtetas të huaj për tentim vjedhje në market

Mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një rast tentim vjedhje në një market në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se informatat e shpejta nga ana e rojeve të sigurisë kanë mundësuar një reagim efikas të policisë që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar, të cilët me forcë kishin depërtuar brenda marketit.

“Personat e dyshuar:  T.O, mashkull 25 vjeç, shtetas i Marokut dhe Y.H , mashkull 30 vjeç, shtetas i Palestinës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën vjedhje e rëndë në tentativë”, tha Borovci.