Ilustrim: Kallxo.com

Prishtinë, arrestohen dy persona për dhunë në familje

Policia e Kosovës dy ditë më parë  ka arrestuar dy persona për dhunë familjare.

Të dyshuarit pas një mosmarrëveshje ndërmjet vete ishin grindur, dhe të dy janë dërguar në mbajtje.

“Të dyshuarit për shkak se kanë qenë recidivistë të veprës penale, me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 17.10.2020 rreth orës 21:00.