Prishtinë, arrestim për grabitje në tentativë

Një person është arrestuar dje në Prishtinë nën dyshimin se është personi që kishte hyrë në një lokal dhe duke e kanosur me gurë viktimën kishte kërkuar para.

Pasi që i dyshuari gjatë intervistimit ka treguar shenja të çrregullimit psikik, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:40.