Prishtinë, aksidentohen dy automjete

Dy automjete janë përfshirë në një aksident trafiku mëngjesin e sotëm në Prishtinë, e si pasojë tre persona janë lënduar.

Aksidenti është konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:30 është  raportuar për një aksident në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka shtuar ai.

Sipas Borovcit, njësia rajonale e trafikut ka dale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.